Vokrri i pikëlluar për vdekjen e Ajetit

Futboll

Vokrri i pikëlluar për vdekjen e Ajetit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:45
Hajdin Ajeti

Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Hajdin Ajetit,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Kontributi i Hajdinit ishte jashtë zakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, e sidomos  gjatë pavarësimit. Ishte njeri i urtë e i respektuar, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju, shpreh ngushllimin, Fadil Vokrri, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat