Gazeta prestigjioze zvicerane “Blick” shkruan për zviceranin Bernard Challandes (66 vjeç), aktualisht selektor i kombëtares së Kosovës. Trajneri i ri i kombëtares së Kosovës dëshiron të ndërtojë një ekip fitues.
Për dy ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit më 24 mars dhe tri ditë më vonë kundër Burkina Fasos, ish trajneri i Zurich-ut zgjodhi pesë lojtarë nga Superliga e Zvicrës.
Përveç Alban Pnishi (Grasshppers), Benjamin Kololli (Lausanne), Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca (të dytë Luzern) tani u thirr edhe Gjelbrim Taipi. Taipi luan tani për Grasshoppersin dhe ka qenë më parë aktiv në Shqipëri U-21, shkruan mes të tjera ‘Blick”.