Neymar pretendon rritje page - Bota Sot
Neymar pretendon rritje page

Futboll

E hënë, 16 korrik 2018

Neymar pretendon rritje page

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:22
Neymar

Nuk ka ditë që në media të mos flitet për Neymar dhe kapriçot e tij.

Këtë radhë, ajo që e ka vënë në qendër të vëmendjes sulmuesin brazilian është britanikja “The Times”, sipas së cilës, Neymar ka nisur bisedimet me drejtuesit e Paris Saint Germain për qëndrimin e tij në klubin transalpin edhe sezonin e ardhshëm. Gjithnjë sipas “The Times”, futbollisti u ka kërkuar drejtuesve të PSG një pagë prej 1.3 milionë eurosh në javë që ai të mos largohet, ndërkohë që paga aktuale e tij është 750 mijë euro në javë.

Javën e kaluar, presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi udhëtoi drejt Brazilit për të vizituar sulmuesin dhe përfaqësuesit e Neymar përfituan nga rasti për të diskutuar me të rishikimin e kushteve të kontratës së futbollistit, duke bërë të ditur pretendimet e reja të tij. Neymar Jr. u transferua te Paris Saint Germain në verën e vitit të kaluar për shifrën rekord të 222 milionë eurove, duke firmosur një kontratë deri në 2022, por pas vetëm disa muajsh nisën spekulimet për rikthimin e mundshëm të tij në kampionatin spanjoll.

Gjatë kësaj jave, portali brazilian UOL bëri të ditur arsyet e Neymar për t’u larguar nga Paris Saint Germain. Sipas këtij portali, braziliani u ka rrëfyer miqve të tij pakënaqësitë për ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve, arbitrimin tolerant ndaj këtyre episodeve, gjendjen e keqe të fushave të skuadrave kundërshtare apo detyrimin për të qenë i grumbulluar në ditët para ndeshjeve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test