Butragueno: Juventusi është gjithmonë ekip i rrezikshëm

Futboll

Butragueno: Juventusi është gjithmonë ekip i rrezikshëm

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:51
Emilio Butragueno

Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve institucionale të Real Madridit, analizoi shortin e sotëm në Nyon, që i vuri të bardhët kundër Juventusit në çerekfinale të Champions League. Drejtuesi i “Los Blancos” siguroi se ky tur eliminator do të jetë shumë i vështirë, por ka shtuar: “Duhet të besojmë në këtë skuadër…"I vështirë, si gjithmonë i vështirë. Juventusi vjen nga përplasja me Tottenham, pasi ka luajtur dy ndeshje të mëdha. Ndaj Tottenham, bardhezinjtë ishte superiorë dhe demonstruan karakterin e qëndrueshmërisë. Shumë prej njerëzve vlerësojnë mentalitetin fitues te Juventusi. Ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë. Kemi luajtur finalen e edicionit të kaluar ndaj tyre, ndaj i njohim kampionët e Italisë. Kemi besim tek lojtarët tanë, të cilët kanë treguar atë që ata janë në gjendje të bëjnë edhe ndaj PSG-së. Natyrisht, duhet të kemi me shumë respekt për Juventusin", tha ai. A do të jetë në gjendje Juventusi të hakmerret për finalen e fundit të humbur? "Juventusi është gjithmonë ekip i rrezikshëm. Ata janë si ne, me një mentalitet fitues. Edhe ata kanë lojtarë shumë të talentuar. Ne do të duhet të luajmë dy ndeshje fantastike. Besojmë te lojtarët tanë, sepse e kanë treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë", tha Butragueno.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat