A është i kënaqur Mirel Josa me Prishtinën?

Futboll

A është i kënaqur Mirel Josa me Prishtinën?

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:38
Josa

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, nuk është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij (0:0) ndaj Trepçës ’89.

Ai tha që është i kënaqur që nuk e humbi ndeshjen. “Duhej të ishim më të kujdesshëm, sidomos kur ndryshuam vendosjen në gjysmën e pjesës së parë, por nuk u përgjigjëm si duhet. Po ashtu mundësitë në sulm i patëm të pakta, pasi Khalid nuk lëvizte në kohën e duhur për të kërcënuar portën e rivalit. Jam i kënaqur me punën e Hoxhës, pasi gjatë ndeshjes ndërroi tre-katër pozicione. Kur mbetëm me dhjetë lojtarë më tepër menduam të shkojmë për barazim, megjithëse mund të kishim shënuar me Khalid”.

“Megjithatë, duke marrë parasysh se paraqitja nuk ishte fare e kënaqshme, duhet të  jem i kënaqur që nuk humbëm ndeshjen. Nuk dua të përmend mungesat, sepse mungesa mund të kemi gjatë gjithë kohës, prandaj duhet të jemi të frskët, sepse jemi në një fazë kur nuk lejohen gabimet”, ka thënë Josa për Super Sport Kosova. Ai ka theksuar se, përkundër faktit që në Pejë janë kushtet e mira, Prishtina e vëren mungesën e afërsisë së tifozëve, ndërsa ka mohuar mundësinë që futbollistët të kenë krijuar siguri se nuk mund t’ua marrë askush titullin e kampionit. “Duhet t’i respektojmë rivalët, jemi dy pikë para skuadrës së dytë, prandaj kampionati shumë i egër deri në fund”,ka theksuar Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat