Icardi: Jam krenar që përfaqësoj skuadrën

Futboll

Icardi: Jam krenar që përfaqësoj skuadrën

Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:49
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi është kthyer të shprehë fjalë dashurie për Interin e tij. “Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët si kapiten. Të gjithë e duam njëri-tjetrin”, tha ai. Futbollisti e mori shiritin kur ishte vetëm 22 vjeç dhe ka qenë në formë shumë të mirë në këtë sezon me 18 gola në 22 ndeshje të kampionatit.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Topolino” me rastin e 110-vjetorit të klubit, argjentinasi është pyetur se çfarë do të thotë të marrësh një përgjegjësi kaq të madhe në një moshë kaq të re. “Nuk është normale për atë moshë, por është në natyrën time të përballem me sfida të tilla”, ka thënë Icardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat