Ben Yedder errëson Old Traffordin, Roma në çerekfinale - Bota Sot
Ben Yedder errëson Old Traffordin, Roma në çerekfinale

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Ben Yedder errëson Old Traffordin, Roma në çerekfinale

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 mars 2018 Në ora: 22:41
Foto nga ndeshja

Sevilla shokon Manchester Utd, duke e mundur midis Old Traffordit me rezultat 2:1, në ndeshjen e kthimit të tetës së finales së Champions League në futboll. 

Ashtu siç kishim paralajmëruar se rezultati 0:0 i sfidës së parë e mban në presion të madh Manchester Utd, ashtu edhe ndodhi. Sevilla si gjithnjë e papërshtatshme e la të shtangur Manchester Utd midis Old Traffordit, duke e eliminuar nga garat e Champions Leagues.  Zëvendësuesi Wissam Ben Yedder që u fut në lojë në minutën e 72-të,  është hero i kualifikimit të Sevillës, i cili për katër minuta shënoi dy herë duke e lënë të "ngrirë" ekipin e Jose Mourinhos. 

Gjithçka mori fund në minutën e 74-të, kur futbollisti Ben Yedder me shkathtësinë e tij e mposhti portierin De Gea, duke errësuar tërësisht stadiumin "Old Trafford" në Manchester. Pas katër minutave (78') sërish në skenë Ben Yedder dhe ngriti rezultatin 0:2. Në minutën e 84-të, Romelu Lukaku ngushtoi humbjen në 1:2 të Manchester Utd. Sevilla kualifikohet në çerekfinale, duke iu bashkuar Real Madridit, Manchester Cityt, Liverpoolit, Romës dhe Juventusit. Sevilla me rezultat të përgjithshëm 2:0 shkon me tej, kurse Manchester Utd eliminohet dhe mbetet të luftojë për vend të dytë në Premier League.

Edin Dzeko është trim i fitores së Romës me rezutat 1:0 ndaj Shakhtar Doneskit nga Ukraina, kësisoj kualifikohet më tej. Roma sfidën e parë e kishte humbur në Kharkiv me 2:1, por goli si mysafir ka vlerën e dyfishtë dhe u kualifikuan. Në minutën e 52-të, Edin Dzeko doli i vetëm me portier dhe me mjeshtëri fërfëlloi topin në rrjetë për 1:0. Në minutën e 79-të, Ordets u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Shakhtarin me një futbollist me pak për 11 minutat e fundit. Roma kualifikohet, Shakhtari bie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test