Dëmtohet rëndë Abrashi - Bota Sot
Dëmtohet rëndë Abrashi

Futboll

E shtunë, 22 shtator 2018

Dëmtohet rëndë Abrashi

Më: 13 mars 2018 Në ora: 19:24
Amir Abrashi

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Amir Abrashi, vuajti një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit në Bundesliga-n gjermane, që me shumë gjasë do të mbajë jashtë fushave për disa muaj.

Lojtari i lindur në Bishofxel të Zvicrës u desh të linte fushën pa kaluar as gjysmë ore në ndeshjen ndaj Hertha Berlin. Kontrollet e detajuara zbuluan edhe dëmtimin e rëndë të ligamenteve në gjurin e djathtë që do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

Amir Abrashi ishte një titullar i padiskutueshëm në radhët e Freiburg që prej javës së 18 në Bundesliga-s gjermane, një garanci në mesfushën e ekipit që është vetëm 5 pikë larg zonës së rënies. Nicolas Höfler e zëvendësoi futbollistin e kombëtares kuqezi në ndeshjen ndaj Hertha Berlin dhe tani ai së bashku me Kaleb Stanko, do të mungojnë për të paktën dy muaj, praktikisht një sezon i mbyllur para kohe.

28-vjeçari Amir Abrashi bëhet kështu një mungesë e sigurt për kombëtaren shqiptare, për sfidën miqësore të këtij muaji kundër Norvegjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test