Vushtrria bëri senzacion

Futboll

Vushtrria bëri senzacion

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:35
Jetmir Topalli

Skuadra e Ligës së Parë, Vushtrria ka bërë senzacion, duke  e rrëzuar Gjilanin nga garat e Kupës së Kosovës. Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale së bashku me Prishtinën, Vëllaznimin e Gjakovës dhe Drenicën nga Skenderaj, kjo e fundit pa lojë.  Vushtrria, ka arritur ta eliminojë Gjilanin, duke e mposhtur në Ferizaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar Jetmir Topalli, në minutën e 36-të. Sulmuesi 20-vjeçar, Jetmir Topalli, është protagonist i këtij kualifikimit, i cili tha se fare nuk i intereson se kë do ta kenë për rival në gjysmëfinale, por synimi i tyre është të shtrojnë lojëra gjithnjë e më të mira.

“Bota sot”: Vushtrria me golin tuaj siguroi kualifikimin në gjysmëfinale, si ndjehesh?

Jetmir Topalli: Ndjehem jashtëzakonisht mirë, ishim të përgatitur për këtë ndeshje dhe në mënyrë të veçantë, si dhe me ndihmën e bashkëlojtarëve fituam.

“Bota sot”: A keni pritur se do ta rrëzoni Gjilanin e favorizuar?

Jetmir Topalli: Të them të drejtën, ata ishim të favorizuar, por ne u futem në lojë për të dhënë maksimumin dhe në fund ia arritëm qëllimit.

“Bota sot”: Ku ishin pikat më të forta?

Jetmir Topalli: Pikat tona më të fortat ishin të gjithë lojtarët që nuk kursyen asgjë në këtë ndeshje, duke bërë gjithçka që vetëm ekipi të fitoi.

“Bota sot”: Vushtrria bëri senzacion, e do Kupën me çdo kusht?

Jetmir Topalli: Jo, ne nuk kemi presion që të fitojmë kupën me çdo kusht, por mundi i gjithë lojtarëve që kemi bërë arritëm deri këtu, kështu që do t’i qasemi prapë ndeshjeve me seriozitet dhe me pas të shohim çfarë ndodh.

“Bota sot”: Vushtrria, Prishtina, Drenica dhe Vëllaznimi në gjysmëfinale, cilin ekip nuk e doni për rival?

Jetmir Topalli: Do të presim kur të dalin çiftet, nuk është më rëndësi, ajo që na duhet është që të punojmë bashkë si grup dhe gjithmonë do të jemi të kënaqur.

“Bota sot”: Vushtrria në vend të tretë me 36 pikë, dy me pak se Ballkani në pozitën e dytë në Ligën e Parë, a shpresoni të futeni direkt në elitë?

Jetmir Topalli:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat