Të premten, më 9 mars, në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi, thuhet nga Federata e Futbollit e Kosovës.