Shkëndija e bëri me vetveten me fol ekipin e njohur maqedon - Bota Sot
Shkëndija e bëri me vetveten me fol ekipin e njohur maqedon

Futboll

E enjte, 21 qershor 2018

Shkëndija e bëri me vetveten me fol ekipin e njohur maqedon

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:57
Besart Ibraimi

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, pasi që në ndeshjen e kthimit e ka deklasuar me rezultat 4:0 kampionin në fuqi, Vardarin, në ndeshjen që u luajt në Tetovë.

Shkëndija e bërin me vetveten me fol Vardarin, duke i shkaktuar humbjen me të thellë. Besart Ibraimi ka qenë hero i kësaj fitore, duke realizuar het-trik (53’, 56’ e 66’) dhe Visar Musaliu (80’).

Ndeshja e parë në Shkup kishte përfunduar 1:1 dhe skuadra shqiptare me rezultat të përgjithshëm 4:1 avancoi më tej. Trajnerin Qatip Osmani është sikurse në qiellin e shtatë me këtë fitore bindëse dhe kualifikim, kësisoj kuqezinjtë janë kandidati kryesorë për ta fituar Kupën. Festë e madhe në Tetovë sidomos nga tifozët “Ballistët”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test