City-Chelsea, “Blutë” rrezikojnë të mbeten jashtë Europës

Futboll

City-Chelsea, “Blutë” rrezikojnë të mbeten jashtë Europës

Më: 4 mars 2018 Në ora: 07:21
City-Chelsea

Manchester City ka fituar trofeun e parë nën drejtimin e Pep Guardiola fundjavën e kaluar pasi ka mundur 3-0 Arsenal në finalenne Kupës së Ligës. “Qytetarët” e kanë përsëritur atë paraqitje edhe të enjten në mbrëmje në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Emirates Stadium” kundër Arsenal, që është mundur gjithmonë 3-0.

City do të presë këtë të diel në shtëpi Chelsea-in, por kampionët në fuqi të Anglisë po kalojnë një moment të kundërt me atë të kundërshtarëve. Në fakt, “Blutë” do të paraqiten në këtë ndeshje pas humbjes 2-1 të pësuar javën paraardhëse në fushën e Manchester United. Trajneri Antonio Conte është nën një presion të madh për shkak se skuadra e tij ka përfunduar jashtë katër të parëve në renditje dhe, për rrjedhojë, kualifikimi në Champions League është vënë në dyshim.

Gjithashtu, ecuria e Chelsea në ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë nuk ka qenë aspak e mirë. Për më tepër, lojtarët e Conte kanë humbur humbur dy transfertat e fundit dhe kanë pësuar gjashtë gola kundër Watford dhe United.

Ndërkohë, rreziku kryesor për mbrojtjen mike do të jetë Sergio Aguero, i cili ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur me City-in dhe do të kërkojë të vazhdojë paraqitjet e mira edhe kundër kampionëve në fuqi.

Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Chelsea kryeson me 11 fitore më shumë të marra në 144 përballjet me “Qytetarët”. Ndeshja e fazës së parë është fituar 1-0 nga skuadra e Pep Guardiola-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat