Fitore e përvuajtur e Interit

Futboll

Fitore e përvuajtur e Interit

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 22:47
Pamje nga ndeshja

Interi ka shënuar fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme.

Në kuadër të xhiros së 26-të, Interi në ‘San Siro’ ka mposhtur Beneventon, me rezultat 2:0.

Edhe pse në letër dukej sfidë e lehtë, në fushë u pa krejt diçka tjetër.

Për t’i shënuar golat e fitores, Interi priti deri në minutën e 66’, kur Skrinar shënoi për 1:0.

Tre minuta më vonë, Ranocchia dyfishoi epërsinë për Interin, që me 51 renditet në vendin e tretë.

Xhiron e ardhshme Interi luan derin lokal me Milanin në cilësinë e skuadrës mysafire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat