Përparësitë e Llapit ndaj Dritës

Futboll

Përparësitë e Llapit ndaj Dritës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:05
Tahir Batatina

Ndeshja kryesore do të zhvillohet të dielën (me 25 shkurt) mes Llapit nga Podujeva dhe Dritës nga Gjilani. Dy skuadra me lojtarët më cilësorë premtojnë lojë të hapur e spektakël në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapi-Drita luhet në orën 13.00 dhe është kryendeshja e javës së 20-të në elitën e futbollit të Kosovës. Llapi është në pozitën e dytë me 34 pikë, ka një me shumë se Drita në pozitën e tretë dhe një me pak se lideri Prishtina.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit,  beson se pikët do të mbesin në vatrën e tyre, ndërsa futbollistët e Dritës, Astrit Fazliu dhe Ardian Limani, janë optimistë se do të kthehen të pamposhtur. Stadiumi “Zahir Pajaziti” pritet të jetë i stërmbushur me shikues dhe të krijojnë një atmosferë të zjarrtë.  “Jemi të kompletuar dhe e shoh lojë derbi mes dy skuadrave të renditura lartë në tabelë.

Duke parë se dy skuadrat kemi ekipe të mira dhe cilësore do të jetë ndeshje e mirë. Përparësitë e Llapit mendoj se janë te fusha ‘Zahir Pajaziti’, te grupi i lojtarëve dhe motivi i ekipit para ‘Legjendave’ me shfaq lojë të mirë dhe angazhim maksimal, duke qenë në garë për titull dhe duke shfaqur lojë të mirë”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. A jeni në presion të kësaj sfide? “Jo, sepse jemi në garë për dy trofetë. Këtu e kemi përparësinë e lojtarëve dhe ju kam treguar se si çdo ndeshje tjetër edhe kjo e ka rëndësinë jo më të madhe se luajmë për pikë dhe neve vetëm pikët na interesojnë, jo me kë ndeshemi”, thotë Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat