Skënderbeu ka një ftesë për tifozët

Futboll

Skënderbeu ka një ftesë për tifozët

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Skënderbeu ka një ftesë për tifozët

Të shtunën, ora 17:00, kryesuesit e Superiores do të presin në stadiumin “Skënderbeu” ekipin e Partizanit, në kuadër të javës së 21-të të kampionatit. Klubi kuqebardhë, përmes një njoftimi, ka ftuar tifozët e vet që ta mbështesin maksimalisht ekipin. Nën moton “Bashkë të hedhim një hap para drejt titullit kampion”, organizatorët e ndeshjes në fjalë ka bërë me dije se kanë ulur edhe çmimet e biletave. Çmimet e tyre do të jenë si vijon: Tribuna D – 100 lekë të reja, Tribuna C – 200 lekë, Tribuna A dhe B – 300 lekë, Gold A dhe B – 1000 lekë. Biletat mund t’i gjeni në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat