Shkëndija dëmtohet për një penallti kundër Vardarit

Futboll

Shkëndija dëmtohet për një penallti kundër Vardarit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:34
Besart Ibraimi

Shkëndija nga Tetova kthehet me barazim 1:1 nga transferta me Vardarin, duke marrë rezultat aktiv para ndeshjes kthyese çerekfinale më 7 mars në Tetovë. Ibraimi i dha epërsi Shkëndijës, ndërsa barazoi Felipe. Shkëndija lëshoi raste të mira të fitojë, në fund u dëmtuam me një penalti të padhënë, por gjithsesi me pozitivë presim revanshin në fushën tonë.

Ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë solli dominim të Shkëndijës në fushë të Vardarit, shumë raste të humbura dhe disa vendime të arbitrave në favor të vendasve,  por gjithsesi barazimi 1:1 është rezultat para revanshit në Tetovë.
Trajneri Osmani nisi ndeshjen me vetëm një ndryshim nga formacioni që fitoi të dielën Shkupin në kampionat, pasi Bejtullai nisi si titullar në vend të Todorovskit. Mbrotja ishte sërish me treshen Adili, Musliu dhe Cuculi. Me vendosje 3-4-3 Shkëndija ishte ekipi që dominoi pjesën e parë, kur kishte posedimin e topit dhe krijoi disa mundësi shënimi, por pa mundur të gjejë epërsinë. Hasani kishte dy tentime të pasuksesshme nga goditjet e dënimit, ndërsa një herë mbi portë shkoi tentimi i Alimit. Në anën tjetër mbrojtja dukej e reshtuar mirë dhe kontrollonte sulmet e kundërshtarit, ndërsa tentimin e vetëm në kuadër të portës e kishte Gligorov në minutën e 20-të, por Zahov pret sigurtë në portë.

Kanosjen e fundit në pjesën e parë e kishte Shkëndija në minutën e 44-t kur Hasani harkon për Juniorin, mirëpo tentimi i brazilianit me kokë gjenë të gatshëm portierin Gaçevski. Fraksioni i dytë nisi me mundësi të madhe për Shkëndijën, mirëpo Alimi godet në portierin vendas nga situata ballore. Zahov kontrolloi sigurtë një tentim të Bllazhevskit, ndërsa në minutën e 57-të pas depërtimit të Ibraimit goditja e Radeskit shkoi jashta kuadrantit. Ibraimi vazhdonte të shkaktojë probleme të vazhdueshme për mbrojtjen vendase dhe loja e mirë e tij solli rezultat në minutën e 63-të kur pas një lëvizje të bukur godet saktë me të majtën për epërsi 0:1.

Vendasit kërkuan të përgjigjen me Felipen nga gjuajtja e lirë, mirëpo me pritje të madhe shfaqet Zahov, që shpëton gol të sigurtë. Shkëndija shpejt u konsolidua dhe kontrollonte sulmet e rivalit, ndërsa në kundësulm kërkohej goli i dytë. Junior në minutën e 76-të u gjet në mundësi për të shënuar por e majta e tij ndalet nga Gaçevski.

Vendasit në minutën e 78-të morrën dhuratë një goditje dënimi në një pozitë shumë ideale, ndërsa Felipe me ekzekutim të saktë barazon në 1:1. Shkëndija kërkoi të rikthejë epërsinë dhe në minutën e 88-të Ibraimi i’u afrua golit me një të majtë të fortë, por shpërton Gaçevski me pritje të bukur. Pak më vonë vendasit shpëtojnë një rrëmujë para portës pas gjuajtjes së lirë të Hasanit, ndërsa arbitrat nuk sanksionojnë me penallti lojën me dorë brenda zonës. Në kohën shtesë tentoi edhe Emini me kokë, por mbi portë. Në fund barazimi  aktiv1:1 len që vendimi për kualfikim në gjysmëfinale të merret më 7 mars në Tetovë.

Vardari-Shkëndija 1:1
Stadiumi “Filipi i Dytë” në Shkup.
Shikues: 500.
Arbitër: Dimitar Meçkarovski.
Arbitra anësorë: Goce Petrevski dhe Igor Shirilov.
Arbitra shtesë: Gjorgje Gocevski dhe Nikolla Kostençev.
Delegat: Sashko Tasev.
Golashënues: Felipe 78′ (Vardar), ndërsa Ibraimi 63′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Glishiq, Toshevski (Vardari), ndërsa Adili, Bejtullai (Shkëndija).
VARDARI: Gaçevski, Toshevski, Grnçarov, Bllazhevski (Markoviq 83′), Bitang (Maksimov 71′), Barsegjan, Gligorov, Novak, Popzllatanov, Glishiq, Felipe.
Trajner: Çedomir Janevski.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Totre, Hasani (Emini 90’+1), Radeski (Fazllagiq 84′), Musliu, Junior (Wakili 90’+2), Adili.
Trajner: Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat