Ranieri: Nuk kam marr asnjë mesazh nga Italia

Futboll

Ranieri: Nuk kam marr asnjë mesazh nga Italia

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Claudio Ranieri

Trajneri italian, Claudio Ranieri, tha se do të largohet me një kusht nga Nantes i Francës. Sipas tij, do ta linte punën te Nantes, nëse Kombëtarja e Italisë e thërret.  “Çdo trajnerë italianë do ta dashuronte punën në kombëtare.

Kam kontratë me Nantes për dy vite, dhe deri më tani nuk kam marr asnjë mesazh, dhe për këtë nuk mund të them asgjë. Por nëse do të kem ofertë nga Italia, do të shkoja të presidenti i Nantes dhe do t’i kërkoja të lirohem”,  ka thënë Ranieri. Aktualisht trajneri i Italisë është Gigi Di Biagio, që zyrtarisht është trajner i U-21, por Ranieri nëse kthehet do ta rikthente edhe Balotellin në kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat