Fitore e madhe e Dritës, i afrohet kreut

Futboll

Fitore e madhe e Dritës, i afrohet kreut

Nga: K.Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:30
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Dritës nga Gjilani ndali tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat 1:0 Feronikelin nga Drenasi, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit. Në minutën e 52-të, Fidan Gërbeshi realizon nga penalltia, duke i siguruar tri pikë që nuk maten as me ari për Dritën. 

Duhet theksuar se në minutën e 48-të, ndodhi një kacafytje ndërmjet Maliqit dhe Rexhës, derisa Nuza ka dhënë penallti, ndërkohë që e ka ndëshkuar Behar Maliqin me karton të kuq direkt. Drita renditet në vend të tretë me 33 pikë, ka dy me pak se lideri i ri Prishtina dhe Feronikeli është në vend të shtatë me 28 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat