Prishtina lider i ri, rrëzon Llapin nga kreu

Futboll

Prishtina lider i ri, rrëzon Llapin nga kreu

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Pamje nga një ndeshje

Prishtina është lider i ri i elitës së futbollit të Kosovës. Prishtina triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Llapit nga Podujeva, në ndeshjen derbi të javës së 19-të, e cila u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, pasi që në kryeqyet ende nuk është fusha e gatshme. Llapi u rrëzua nga kreu, kurse Prishtina  tani është lider i ri. Në një ndeshje mjaft të mirë të zhvilluara mes dy skuadrave më të mira, Prishtina doli më e suksesshme.

Në minutën e parë, Bozhoviç kaloi në epërsi Prishtinën, fal një goditje  nga gjuajtje e lirë. Në minutën e 68-të, Jamal godet shtyllën e Llapit.  Pas dy minutave (70’), Jamal harkon, Egzon Shabani shënon autogol për fitoren 2:0. Prishtina kryeson me 35 pikë, një më shumë se Llapi që tani renditet në vend të dytë dhe që do të luftojnë fyt për fyti për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat