Zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar, Jona Dervishi, ka uruar dhjetëvjetorin e shtetit të Kosovës. Ajo ndihet shumë e lumtur për këtë datë të madhe dhe jeton me sukseset që po shënon Kosova. Bukuroshja shqiptare, ka dërguar një foto, ku ishte para dy viteve në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës. "Një urim nga zemra jo vetem për gjithë shqiptarët e Kosovës por për këdo shqiptar kudo që ndodhet në këtë ditë të shënuar!", tha Jona për gazetën kombëtare "Bota sot".