Valverde i kundërpërgjigjet FFA-së, nuk dyshon në Messin

Futboll

Valverde i kundërpërgjigjet FFA-së, nuk dyshon në Messin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:11
Messi

Valverde beson në Messin dhe është i bindur se ai do të japë më të mirën për Barcelonën, pasi synon të fitojë gjithçka që është e mundshme me katalunasit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ditë më parë tha se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

“Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, kishte deklaruar Tapia.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili nuk dyshon në profesionalizimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Iu besoj të gjithëve, në veçanti Messit, që është lojtari ynë. Ai është i përkushtuar të fitojë gjithçka me Barcelonën dhe gjithashtu me Kombëtaren”, u shpreh Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat