Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Futboll

Milani fiton në udhëtim te Ludogoretsi, me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:32
Pamje nga ndeshja

Milani ka fituar në udhëtim te skuadra bullgare, Ludogorets, me rezultat të thellë 0-3.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar me formë të mirë edhe në Evropë, pas asaj në Serie A.

Rossonerët kanë fituar në udhëtim te bullgarët e Ludogoretsin në një ndeshje aspak të lehtë për ta në letër, por të dominuar në të dy pjesët.

Pjesa e parë u karakterizua me dy apo tri raste të mira për gol për Milanin, por goli erdhi vetëm në minutën e fundit të kësaj pjese.

Ishte talenti italian, Patrick Cutrone, i cili shënoi me kokë nga afërsia për 0-1 pas asistimit të Hakan Calhanouglu dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë i takoi skuadrës së Gattusos, të cilët donin me çdo kusht ta përfundonin sa më shpejt ndeshjen.

Megjithatë, goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutën e 64-të, ku mbrojtësi Ricardo Rodriguez shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Për 3-0 ishte Fabio Borini, i cili shënoi në minutat shtesë dhe dhe vulosi firon dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ndeshja e kthimit në San Siro zhvillohet pas një javë, pra me datë 22 mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat