Zbulohet dokumenti, UEFA dënon rëndë’ Skënderbeun

Futboll

Zbulohet dokumenti, UEFA dënon rëndë’ Skënderbeun

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Zbulohet dokumenti, UEFA dënon rëndë’ Skënderbeun

Një goditje e rëndë duket në sfond për futbollin shqiptar dhe për klubin e Skënderbeut. Inspektorët e Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s kanë kërkuar nga organet disiplinore të qeverisë europiane të futbollit që klubi shqiptar, i drejtuar nga presidenti Ardian Takaj, të dënohet me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe të gjobitet me 1 milion euro. Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Image

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh. Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje. Më poshtë, edhe vendimi i plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat