“Kemi një super ekip dhe jemi favoritë në Champions”

Futboll

“Kemi një super ekip dhe jemi favoritë në Champions”

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:48
James Rodriguez

James Rodriguez ka rritur presionin ndaj vetes dhe Bayern Munich pasi ka deklaruar se gjermanët janë favoritë ta fitojnë kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube në Europë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë do të luajnë të martën e ardhshme kundër Besiktas në 1/8-at e Champions dhe James, i cili është huazuar verën e kaluar nga bavarezët, nuk shikon asnjë arsye pse ata nuk mund ta fitojnë kompeticionin.

“Bayern është favorit për ta fituar Champions League”, ka thënë kolumbiani për “Sport Bild”. “Kemi një super ekip dhe lojtarë shumë të mirë. Pse nuk duhet ta fitojmë Champions League?”.

James ka qenë pjesë e skuadrës së Real Madrid që eliminoi Bayern në çerkefinalet e sezonit të kaluar të Champions-it dhe pas një fillimi të vështirë në Bundesliga, 26-vjeçari duket se është përshtatur me ambientin e ri dhe është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin Heynckes. Kjo ka ndodhur kryesisht falë leksioneve që ai ka marrë për të mësuar gjermanisht, por është ndihmuar edhe nga aftësia e Heynckes për të folur spanjisht. “Komunikimi në spanjisht me të më ka ndihmuar shumë të përshtatem”, ka thënë James.

Bayern ka paguar 6,5 milionë euro për ta marrë kolumbianin në huazim verën e kaluar dhe bavarezët duket se do të paguajnë 42 milionë euro të tjera në fundin e këtij sezoni për ta blerë përfundimisht sulmuesi sipas “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat