Plani i Mino Raiolas për ta transferuar Icardin në Manchester United - Bota Sot
Plani i Mino Raiolas për ta transferuar Icardin në Manchester United

Futboll

E hënë, 28 maj 2018

Plani i Mino Raiolas për ta transferuar Icardin në Manchester United

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:14
Minoa Raiola

Minoa Raiola dëshiron të veprojë si ndërmjetës për ta transferuar Mauro Icardin në Manchester United gjatë kësaj vere, raporton Corriere dello Sport.

Super agjenti Raiola ka dashur të bëhej përfaqësuesi kryesor i Icardit, edhe pse sulmuesi i Interit është i lumtur të vazhdojë të punojë me agjenten e vet aktuale, e cila është edhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara.

Nara thuhet se është duke e negociuar një marrëveshje të re me Interin.

Por, asaj i është afruar Raiola për të punuar në një marrëveshje për ta dërguar sulmuesin argjentinas në “Old Trafford”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test