Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë - Bota Sot
Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Kane: Treguam karakterin tonë, morëm rezultat shumë të mirë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 00:29
Kane gjatë aksionit të golit (Getty Images)

Harry Kane ka thënë se skuadra ka treguar karakterin e Tottenhamit pasi ishin duke humbur 2-0, dhe e riktheu rezultatin në 2-2.  

Gonzalo Higuain shënoi dy herë dhe humbi penallti, ndërsa Kane dhe Christian Eriksen, barazuan rezultatin në 2-2.

“Ne kemi mundur të dështojmë kur ishim 2-0 në një ndeshje si kjo në Ligën e Kampionëve, por ne kemi treguar karakterin e skuadrës”.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer pas kësaj, dhe e merituam që të kthehemi në lojë. Kur e shikon, dy gola si mysafirë dhe kthemi me një barazim në Wembley, është rezultat i shkëlqyeshëm”.

“Kisha një rast të mirë para golit me kokë, u desh ta shënoja atë, por prita për këtë të dytin. Dele Alli dha një pasim shumë të mirë dhe u desh që ta ktheja në gol”.

“Na ktheu në lojë dhe ajo ishte e rëndësishme

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars. Anglezët kanë marr një rezultat të rëndësishëm për ndeshjen kthyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test