Zidane i fton të gjithë lojtarët për ndeshje ndaj PSG-së

Futboll

Zidane i fton të gjithë lojtarët për ndeshje ndaj PSG-së

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:40
Zidane

Zinedine Zidane i ka ftuar të gjithë lojtarët në skuadër për t’u përballur me Paris Saint-Germainin në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez dëshiron ta bashkojë skuadrën në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për fatin e tij para se Real Madridit të udhëtojë drejt Parisit për ndeshjen kthyese.

Carvajal është i suspenduar për këtë ndeshje ndërsa Vallejo mungon shkaku i lëndimit, por prapëseprapë ata janë ftuar nga Zidane.

Kjo është lista e plotë të të ftuarve nga Zidane:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat