Presidenti i Atleticos, Cerezo: Jemi në garë për titull

Futboll

Presidenti i Atleticos, Cerezo: Jemi në garë për titull

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:22
Cerezo me njërin nga titujt e fituar nga Atletico Madrid (Getty Images)

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo beson se klubi është gati të sfidojë Barcelonën në garën për titullin spanjoll këtë sezon.

Atletico e ka zvogëluar hendekun nga 11 pikë në shtatë gjatë dy ndeshjeve të fundit për shkak të pikëve të lëshuara nga Blaugranët kundër Espanyolit dhe Getafe.

Kjo diferencë prej vetëm shtatë pikësh ka ngritur apetitet te skuadra nga kryeqyteti spanjoll, të cilët besojnë se mund të luftojnë për titull këtë sezon.

Është i pari i klubit, Presidenti Cerezo, i cili beson se Atletico mund ta sfidojë Barcelonën në garë për titullin e La Ligas.

“Ne do të luftojmë për titull deri në fund”, ka thënë fillimisht Cerezo të thoshte Diario AS.

“Ka ende një lojë mes nesh dhe Barcelonës e cila mund të ndryshojë hendekun dhe mund t’i bëjë gjërat edhe më interesante”, përfundoi i pari i Atleticos.

Pasi që Los Rojiblancos triumfoi 1-0 në Malaga të shtunën, trajneri Diego Simeone besonte se pala e tij ende kishte nevojë për të përmirësuar dhe nuk po shikonte në skuadra të tjera.

Por, tani edhe trajneri argjentinas besohet se ka ndryshuar mendimin dhe beson se skuadra e tij mund të luftojë deri në fund për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat