Prishtina ndeshjet kampionale i zhvillon në Pejë!

Futboll

Prishtina ndeshjet kampionale i zhvillon në Pejë!

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Pamje nga stërvitjet e Prishtinës

Në kohët e vështira e pa kulm mbi kokë, klubi i futbollit Prishtina iu mbyllen dyert në disa stadiume për t’i zhvilluar ndeshjet.

“Stadiumet e skuadrave lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin) si dhe mbyllja e dyerve nga Feronikeli, skuadra ka kërkuar fushë jashtë rajonit  të Prishtinës. Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubin tonë. Pra, FC Prishtina, deri sa të lëshohet stadiumi i Prishtinës, ndeshjet e stinorit pranveror do t’i zhvilloj në stadiumin e Besës ‘Shahin Haxhiislami’.

FC Prishtina e falënderon jashtëzakonisht shumë, dhe do të jetë mirënjohëse kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri , i cili në këto kohë të vështira e pa kulm mbi kokë, iu ka gjendur afër klubit më të madh në vend, FC Prishtina. FC Prishtina i falënderohet të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë ndihmë dhe Klubit të futbollit Besa, e cila me gjithë rivalitetin e madh sportiv, ka vendosur të ndihmoj klubin tonë”, thuhet nga klubi me renome Prishtina. Bardhekaltrit luftojnë për të gjitha trofetë e mundshme. Ata aktualisht renditen në vend të dytë me 32 pikë dhe kanë dy me pak se kampioni vjeshtor Llapi. Prishtina është jashtëzakonisht e përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit dhe pretendon titullin, si dhe Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat