Kroatët e ngritin në qiell Ademin

Futboll

Kroatët e ngritin në qiell Ademin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:17
Arian Ademi

Futbollisti Arian Ademi është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa mediat në Kroaci besojnë se ai është “fajtori” kryesor për ngritjen e Dinamo Zagrebit. Pas kthimit të tij nga pezullimi , Ademi në 10 ndeshje me Dinamo Zagrebin ka shënuar 3 gola, ndërsa për herë të parë në karrierën e tij, ndaj Osjekut shënoi 2 gola. “Ja edhe kjo ndodhi për herë të parë. Ndjehem mjaft mirë fizikisht dhe jam i përgatitur maksimalisht për të gjitha sfidat”, ka thënë Ademi për mediat kroate, të cilat kanë thurur fjalë miradije për lojën e mesfushorit shqiptarë në radhët e Dinamos. E përditshmja kroate “24 sata” shkruan se Ademi është Faktor X për skuadrën kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat