Zeneli shpëtoi nga humbja Heerenveenin

Futboll

Zeneli shpëtoi nga humbja Heerenveenin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:42
Zeneli shpëtoi nga humbja Heerenveenin

Jo gjithmonë favoriti triumfon! Skuadra e Heerenveenit hiqej favoritë karshi Roda-s, por nuk ia doli të marrë me shumë se një barazim (1:1). Vendasit hasën në rezistencë të fortë të rivalit, por fal  reprezentuesit të Kosovës, Arbër Zeneli, ndalën një pikë të madhe. Në minutën e 37-të,  Ngombo shënoi për 0:1, por Zeneli ishte ai qëbarazoi shifrat pikërisht në minutën e 74-të. Ai me një depërtim individual futet në 16-sh dhe nga rreth 12-+13 metra realizoi gol të bukur. Zeneli u paraqit i plotë dhe është më i merituari për pikën e fituar të skuadrës së tij, e cila aktualisht mban vendin e nëntë me 31 pikë, kurse Roda është i 16-ti me 17 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat