Hazard: Ndryshimet fajtori për formën e dobët të Chelseat

Futboll

Hazard: Ndryshimet fajtori për formën e dobët të Chelseat

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:38
Ende Hazard

Ende Hazard e ka pranuar se ndryshimet në Chelsea gjatë verës së vitit 2017 kanë ndikuar në formën e dobët të kampionit aktual të Premierligës angleze.

Chelsea i largoi Diego Costan, Nemanja Maticin dhe Nathan Ake, ndërsa i sjelli në “Stamford Bridge” lojtarët si Tiemoue Bakayoko, Alvaro Morata, Antonio Rudiger dhe Davide Zappacosta.

E sipas sulmuesit belg Hazard, ndryshimet e mëdha janë faktori kryesor për rënien në formë të Chelseat.

“Kemi ndryshuar disa gjëra, kemi humbur disa lojtarë dhe kemi sjellë disa të rinj në skuadër”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat