Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

Futboll

Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

Më: 18 janar 2018 Në ora: 00:06
Samir Handanovic

Inter, pas një muaji të vështirë, është gati për fazën e dytë të sezonit. “Tani jemi një grup i bashkuar dhe merita është e Spalletti-t, por edhe e lojtarëve, – ka thënë Samir Handanovic, portieri i zikaltërve. – Kemi futbollistë shumë të mirë dhe të rregullt”.

Portieri slloven, pas pothuajse gjashtë vitesh me Inter, është një prej senatorëve të skuadrës, ka folur edhe për të ardhmen: “Nëse jam një flamur i ekipit? Këtu ndihem mirë dhe kemi gjithçka na duhet për të marrë rezultate pozitive dhe për ta kthyer Inter-in aty ku meriton. Nëse do të qëndroj përgjithmonë? Të shohim”.

Handanovic është shprehur i kënaqur edhe me sistemin VAR, edhe pse “i heq pak emocione ndeshjes”. Më pas, si një lojtar i pasionuar shahu, ka bërë shaka duke i përcaktuar çdo shoku të skuadrës një pozicion: “Kush është oficeri? Një që bën diagonalet, Santon. Tora? Skriniar. Mbretëresha? Bojra Valero. Kali? Perisic, një kalë i çmendur. Ka forcën e një kali që vrapon në të gjithë krahun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat