Transferimit të Coutinhos te Barcelona i gëzohet edhe Interi, ja arsyeja

Futboll

Transferimit të Coutinhos te Barcelona i gëzohet edhe Interi, ja arsyeja

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:28
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho është rrugës për t’u bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Asi brazilian sipas gjitha gjasave këtë afat kalimtar do t’i bashkohet Barcelonës nga skuadra e Liverpoolit, për 160 milionë euro, ku janë të përfshira edhe bonuset.

Nga ky transferim, do të përfitojë edhe skuadra e Interit, pjesë e së cilës Coutinho ka qenë nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Interit do t’i takojnë rreth dy milionë euro, ndërsa një pjesë do t’i takojë edhe Vasco De Gamas, skuadrës që e zhvilloi Coutinhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat