Wesley Sneijder befason të gjithë me skuadrën e re

Futboll

Wesley Sneijder befason të gjithë me skuadrën e re

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:18
Wesley Sneijder

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, karrierën do ta vazhdojë në Katar.

Ish fituesi i Ligës së Kampionëve me Interin, ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet që e lidhnin me një kalim në futbollin amerikan, te skuadra e Los Angelos Galaxy.

Ai ka bërë të ditur, se tani do të jetë pjesë e Al-Gharafa, skuadër kjo nga Katari, pjesë e së cilës kanë qenë shumë lojtarë evropianë, përfshirë edhe Djibril Cisse.

“Po e pres me emocion të madh aventurën e re. Jam me të vërtetë i lumtur që do të transferohem te Al-Gharafa”, ka deklaruar Sneijder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat