Ky ishte një vit magjik për Juven

Futboll

Ky ishte një vit magjik për Juven

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:57

“2017-ta është një vit që na ka dhuruar shumë kënaqësi”, ka qenë komenti i bërë sot, në ditën e fundit të këtij viti, nga trajneri i Juventusit, Massimiliani Allegri, që përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në “Twitter” mirëpret vitin tjetër, për të arritur të tjera suskese në stolin bardhezi. Juventusi e mbylli këtë vit me një fitore 3-1 në fushën e Veronës, që i mban kampionët e Italisë në vendi n e dytë, pas Napolit.

“Mirëpres vitin 2018, me të tjera sfida dhe fitore. Ashtu siç e mbyllëm 2017-ën duam që ta nisim edhe 2018-ën. Ky është vetëm fillimi, nuk duam të ndalemi”, u shpreh më tej trajneri juventin, që këtë sezon kërkon të fitojë trofeun e Champions League, titull që e humbi këtë vit në finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat