Përmbushi misionin me Chelsean, Conte kalon në Madrid

Futboll

Përmbushi misionin me Chelsean, Conte kalon në Madrid

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 11:39
Antonio Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është gati për një eksperincë tjetë në gadishullin iberik, Spanja.

Për trajnerin francezi Zinedine Zidane, skuadra e së cilit u mposht me rezultat të thellë 3-0 nga Barcelona të shtunën në Santiago Bernabeu, nuk ka më ato hapat e dikurshme që vetën fitonte.

Rezultati do të thotë që kampionët e Evropës janë 14 pikë prapa rivalëve të tyre të ashpër në renditjen spanjolle në La Liga.

Megjithatë analisti britanik i futbollit Ian McGarry thotë se puna te Real Madridi është tërheqëse për Conten dhe se italiani dëshiron punën në Santiago.

“Unë mendoj se ai dëshiron punën e Real Madridit”, ka thënë fillimisht McGarry.

“Për Florentino Perez [presidenti i Real Madridit], gjëja e fundit që ai dëshiron të bëjë është të heqë një ikonë të famshme të klubit të tij dhe mendoj se një shkarkim nuk do të ndodhë”.

“Por, mund të jetë thjesht një fjalë në veshin e tij “është koha për të shkuar Zinedine” , sepse lojtarët nuk po ju përgjigjen, ose trajnimi nuk është mjaft i mirë apo çfarëdo arsye për këtë skuadër të gabuar”. ka përfunduar McGarry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat