Vendosin dy ish, Benatia e Sczezsny i japin fitoren Juvenusit ndaj Romës

Futboll

Vendosin dy ish, Benatia e Sczezsny i japin fitoren Juvenusit ndaj Romës

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 23:05
Juve dhe Roma

Ai rast i humbur nga Schik në shtesë është fotografia që përshkruan 90 minutëshin e luajtur në “Alianz Stadium” ku Romën e ndali vetëm Szczesny për të dalë me pikë nga shtëpia e Juventusit në supersfidën e kësaj fundjave në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, me shumë vështirësi ia doli mbanë për të ruajtur të paprekur stadiumin e ri ndaj verdhezinjve duke u mjaftuar me një gol të shpejtë në pjesën e parë. Nuk ishte as Mandzukic e as Cuadrado apo Higuain por ish-i Mehdi Benatia që ndëshkoi ekipin kryeqytetas duke përfituar nga rrëmuja në zonën e Romës për ta shtyrë topin në rrjetë.

Roma e shokuar nuk arriti të reagonte madje mund të kishte pësuar sërish por fati dhe Higuain në një formë jo optimale e kursyen skuadrën e Di Francescos. Me kalimin e minutave, ndeshja u impostua në planin fizik ku të dyja skuadrat dueluan fort në mesfushë, ndërsa mbrojtja bardhezi ruajti qetësinë. Sa më shumë ndeshja i afrohej fundit, aq më shumë Roma flirtoi me golin dhe përvec tentativës së Florenzit në të 80-ën edhe turku Under kërkoi kuadratin në të 88-ën por u përball sërish me murin bardhezi, një miksim mes Szczenyt dhe mbrojtësve torinezë. Në krahun tjetër, Pjanic rrezikoi golin e një tjetër ish-i por boshnjaku u kundërshtua nga tranversa . 

Një fitore karakteri kjo e skuadrës kampione të Italisë që i jep një sinkal të qartë kampionatit dhe kristalizohet bashkë me Napolin në betejën e titullit duke i dhënë njëkohësisht një shuplakë të fortë ekipit verdhekuq që më shumë se terren në këtë luftë, mund të humbasë moralin për të vazhduar rrugën deri në fund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat