Basha i pafat, me Barin eliminohen nga Kupa e Italisë

Futboll

Basha i pafat, me Barin eliminohen nga Kupa e Italisë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Migjen Basha

Futbollisti Migjen Basha me ekipin e tij, Bari, kanë qenë të pafat në Kupën e Italisë. Bari që garon në Serie B u eliminua, pasi që si mysafirë pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Sassuolo e Serie A..  Anëtari i kombëtares së Shqipërisë u paraqit tërë takimin dhe luftuan me mish e më shpirt, por të pafat.  

Falcinelli në minutën e 34-të shënoi për vendasit, kurse në periudhën e dytë përkatësisht në minutën e 64-të, Nene nga penalltia barazoi rezultatin 1:1. Kur pritej takimi të shkoi në vazhdime, në minutën e 90+3 Politao realizoi për fitoren e Sassuolos. Në të tetën e finales Sassuolo takohet me Atalantën e Etrit Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat