Ja pse Jurgen Klopp çuditërisht fajëson arbitrin pas barazimit ndaj Chelsea-t

Futboll

Ja pse Jurgen Klopp çuditërisht fajëson arbitrin pas barazimit ndaj Chelsea-t

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 06:38
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka mbetur i zhgënjyer pasi nuk ishte në gjendje të bënte një zëvendësim përpara se Chelsea të shënonte golin e barazimit ndaj Liverpool të shtunën pasdite.

Teksa ishin në avantazh 1-0 në Anfield, vendasit kërkonin të bënin një ndryshim me Adam Lallana që ishte gati të futej në fushë për të kryer paraqitjen e parë të sezonit.

Gjithsesi, megjithëse topi doli jashtë loje dhe Lallana ishte gati të futej në fushë, zëvendësimi nuk u bë përpara se Willian të shënonte golin në minutën e 85-të.

“Mbase duhet të pyesësh arbitrin. Nuk e di. Njerëzit mund të thonë se ne nuk jemi edhe aq të zgjuar, por nëse do të ndryshosh sistemin dhe të fusësh një lojtar në fushë duhet të japësh disa këshilla,” fillon Klopp të shpjegojë se çfarë ndodhi.

“Nuk ishte i lumtur pasi donim të bënim një zëvendësim. Në mendjen time, Ragnar Klavan do të kishte qenë fiks në vendin nga ku shënoi Willian, kështu që mbase do ta kishte bllokuar krosin.

“Nuk e kam idenë pse arbitri tha jo. Mbase donte që të mos vonohej loja.

“Asistenti im ishte gati, unë isha gati, lojtari ishte gati, por arbitri urdhëroi të vazhdonte loja. Kështu më tha pas ndeshjes, ‘goli u bë katër minuta pasi ti doje të bëje ndërrimin’. Nuk ishte diçka që më bëri të ndihesha më mirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat