Hamilton dominon në provat e lira

Futboll

Hamilton dominon në provat e lira

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 19:30
Pamje nga një garë

Edhe pse kanë siguruar titullin kampion në Formula 1, Mercedes dhe Lewis Hamilton nuk e ulin aspak ritmin, duke dominuar sot në mbrëmje dy sesionet e lira të zhvilluara në pistën e Interlagos, të vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit. Piloti britanik dha kohën 1’09”515, duke qenë më i shpejti në pistën braziliane, ndërkohë që me 48 të mijërat më shumë, në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas. Një paraqitje e shkëlqyer e makinës gjermane, që ishte më e shpejta dhe e pakapshme nga makinat e tjera, duke konfirmuar se në këtë pistë do të jetë favorite.

Në vendin e tretë u rendit Daniel Ricciardo me Red Bull, duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari, ndërkohë që kombinimi Red Bull-Ferrari përsëritet edhe në vendet 5-6 me pilotët Max Verstappen e Kimi Raikkonen. Por këto makina nuk arritën në asnjë moment të duelonin me Mercedes, që e nisi mjaft mirë këtë fundjavë. Në “top-10” sot u renditën edhe Ocon, Massa, Hulkenberg e Alonso, ndërkohë që në qendër të vëmendjes ka qenë Felipe Massa, që garon para fansave të tij. Nesër pasdite do të zhvillohen provat zyrtare (ora 17:00), ndërsa po në këtë orë, ditën e diel, zhvillohet gara e parafundit e këtij Botërori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat