Mata: Chelsea, pjesë e rëndësishme e karrierës sime

Futboll

Mata: Chelsea, pjesë e rëndësishme e karrierës sime

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 22:05
Mata duke festuar një gol sa ishte te Chelsea (Getty Images)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata ka thënë se do të jetë gjithmonë mirënjohës për kohën e tij të kaluar me Chelsean.

Djajtë e Kuq udhëtojnë drejt Stamford Bridge në fundjavë për të luajtur mes vete në derbin e javës së 11-të të Ligës Premier.

Ky është një rikthim për mesfushorin spanjoll, Mata, te ish-skuadra e tij, Chelsea.

Mata ka folur para ndeshjes, ku ka thënë se ka mirënjohje për kohën e tij te kaluar te Blutë, dhe e cilëson si kohë shumë të rëndësishme për karrierën e tij.

“Ne udhëtojmë në Stamford Bridge – një vend që ka qenë shumë i rëndësishëm në karrierën time, siç e dini”, ka thënë fillimisht Mata.

“Kjo ishte pak vite më parë, por mirënjohja për të gjithë njerëzit në Chelsea për atë që kishim atje është ende e pranishme”.

“Për më tepër, duke luajtur kundër kampionit aktual të Ligës Premier është një sfidë e vërtetë, një nga ndeshjet më të vështira të sezonit, dhe duam të tregojmë atë që ne jemi të aftë dhe të marrim tri pikët”.

“Miliona tifozë anembanë botës presin me padurim këtë lojë. Është një nga ditët më të mëdha në kalendarin e Ligës Premier”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat