Afrim Tovërlani kujton foton e vitit 1986 kur luante në ligën ndër më të fortat në botë!

Futboll

Afrim Tovërlani kujton foton e vitit 1986 kur luante në ligën ndër më të fortat në botë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2017 Në ora: 15:15
Afrim Tovërlani në aksion me 27 prill të vitit 1986

Trajneri i mirënjohur Afrim Tovërlani apo siç njihet si trajneri më i trofeshëm në periudhën e pas luftës, kujton një foto të gjeneratë së artë të klubit të futbollit Prishtina. Tovërlani ka qenë pjesë e Prishtinës në periudhën e artë,  ku shihet në foto me fanellën bardhekaltër duke luajtur kundër Çelikut nga Zenica.  Prishtina kishte triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Çelikut, në takimin e javës së 26-të të Ligës së Parë të shtetit që nuk ekziston më Jugosllavia, e cila ligë vlerësohej si ndër më të forta në botë. Kjo ndeshje u luajt në kryeqytetin e Kosovës pikërisht me 27 prill të vitit 1986.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat