Bonucci ka prekur fundin...

Futboll

Bonucci ka prekur fundin...

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 17:41
Leonardo Bonucci

Psikologu i Leonardo Bonucci-t pranon se mbrojtësi i Milan-it ka prekur fundin me kartonin e kuq por insiston se është i uritur për t’u rikthyer më i fortë.

Bonucci është përjashtuar nga ndeshja pas një bërryli që i ka dhënë kundërshtarit gjatë barazimit 0:0 të Milan ndaj Genoa-s, por Alberto Ferrari e mbështet ish-mbrojtësin e Juventus.

“Unë e cilësoj Bonucci-n si një luftëtar. Në radhë të parë ai i përkiste Conte-s dhe Juventus-it,” shprehet ai për Radio 24.

“Bonucci është një lojtar që nuk ka lindur kampion por është bërë falë punës së madhe.

“Me kartonin e kuq të dielën, ai ka prekur fundin, por tani jam i bindur se do të ketë një rilindje, pasi kur mbyllet një kapitull një tjetër hapet. Ai është i uritur të rikthehet më i fortë se më parë.

“Milan ka blerë një nga mbrojtësit më të mirë në botë, por te Juve ai fokusohej vetëm te vetja e tij dhe jo te të tjerët, dhe këtë gjë duhet ta bëjë edhe te Milan.

“Bonucci duhet të bëhet Bonucci. Ai është shumë i zgjuar dhe e ka kuptuar që ka arritur fundin, por do të rikthehet. Puna jonë do të vazhdojë!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat