Chelsea dhe Manchester City, dueli i titullit

Futboll

Chelsea dhe Manchester City, dueli i titullit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 23:51
Ilustrim

Chelsea dhe Manchester City do të vendosin një gur të rëndësishëm në rrugën e këtij sezoni me një sfidë vendimtare për fatet e të dyja skuadrave. Pa Agueron dhe mbrojtësin Mendy, Pep Guardiola do do të udhëtojë në “Stamford Bridge” me një armatë të kompletuar gjithsesi pasi Manchester City mbetet një nga skuadrat më të kompletuara në Britani. Kampionët në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit nuk japin pika referimi sepse ky është një duel që me shumë mundësi do të konfirmojë pjesërisht edhe njërën prej skuadrave pretendente të titullit. Me Eden Hazard të rikuperuar, Antonio Conte ka një as më shumë nën mëngë. Sulmui i “Citizens” është dukshëm më i avantazhuar sepse alternativat nuk mungojnë dhe statistikat janë në krahun e miqve që deri në këtë pikë të sezonit e kanë ndalur topin në rrjetë 21 herë dhe për më tepër nuk njohin humbje. Dy pikët e lëna në barazimin ndaj Evertonit janë një kujtim i largët për skuadrën e Guardiolës, i cili mesa duket ka gjetur formulën e sukseseve edhe në futbollin ishullor. Me David Luiz të pezulluar, në qëndër të mbrojtjes do të nisë ndeshjen që nga minuta e parë Andreas Christensen.

Në 157 ndeshje të luajtura mes tyre, Chelsea numëron 66 fitore, 52 humbje ndërsa 39 ndeshje janë mbylur në barazim. Statistrikat janë në krahun e londinezëve pasi Chelsea është e vetmja skuadër që gjatë sezonit të shkuar arriti të fitonte dy herë ndaj City-t, ndërsa skuadra nga Manchesteri triumfoi për herë të fundit në “Stamford Bridge” në vitin 2016 me dy gola të Kun Agueros, ndërsa Guardiola nuk njeh humbje që prej datës 5 Prill kur u mund pikërisht nga Chelsea. Në rast të një suksesi, City do të barazonte rekordin e vitit 1912 me 5 fitore rresht jashtë fushe, por rrugëtimi i skuadrës së Guardiolës mund të ndalet në Londër ku do të zhvillojë betejën e dytë të rëndësishme të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat