Sadiku kushtoi “vetëm” gjysmë milioni euro

Futboll

Sadiku kushtoi “vetëm” gjysmë milioni euro

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:28
Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, u raportua si transferimi më i shtrenjtë në kampionatin polak për 1.5 milionë euro.

Dje, është bërë me dije se kartoni i shqiptarit është vlerësuar me rreth 500 mijë euro, të cilat janë derdhur në arkat e skuadrës së Zyrihut, një pjesë të të cilave i kanë shkuar edhe Luganos. Mirëpo, dje është bërë me dije se shqiptari është sërish një ndër më të vlerësuarit te Legia.

Paga e tij mujore është 35 mijë euro neto, pa përfshirë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme që janë të përcaktuara për formën e tij sportive, por edhe për vetë arritjet e skuadrës në fund të sezonit.

Armando Sadiku ka marrë shumë kritika nga mediat vendëse në Poloni, por bomberi elbasanas e ka treguar shpeshherë në fushën e lojës që është njeriu-gol. Në ndeshjen e fundit në kupë, i mjaftuan vetëm 4 minuta për ta dërguar sferën në rrjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat