Mourinho kritikon futbollistët e tij

Futboll

Mourinho kritikon futbollistët e tij

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 14:03
Jose Mourinho

Pas një kohe Manchester Utd rikthehet furishëm në garat e Champions League. Kampioni i Europa League tregoi cilësitë e saja, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 kampionit të Zvicrës, Baseli. Një fitore domethënëse në kuadër të grupit A dhe që bën me dije se ‘Djajtë e Kuq’ janë favoritë për të kaluar pa asnjë problem këtë grup, ani se aty bëjnë pjesë edhe Benfica e CSKA e Moskës. Trajneri i Manchester Utd, Jose Mourinho, si gjithmonë njihet me deklarata kontraverse, ka kritikuar futbollistët e tij për mungesë respekti ndaj Baselit. “Pas rezultatit 2:0 unë mendoj se ne ndryshuam radikalisht dhe nuk luajtëm më futboll.

Nisëm të mos mendojmë më dhe të mos luajmë seriozisht. Nuk bënim më zgjidhjet që duhej me topin, nuk vendoseshim mirë. Mund ta kishim vënë veten në telashe nëse Baseli do të shënonte. Vendime të këqija kur kishim topin, fantazi futboll, Play-Station futboll, finte të kota dhe kur nuk luan më si skuadër gjërat nuk më pëlqejnë dhe ndeshja kthehet në bast. Futbollistët e ndjenë se sfida ishte nën kontroll, kur shkoi 2:0, por futbolli është futboll një sport që njihet për të papriturat dhe duhet të kesh gjithmonë respekt për kundërshtarin”, tha Mourinho.  

“Ne luajtëm një ndeshje të rëndësishme me futbollistët tanë më të mirë në fushë. Por për skuadra si Real Madrid, Barcelona apo Bayern Munih, Champions League fillon në shkurt, tani janë vetëm në nxehje. Në shkurt, skuadrat angleze, përpiqen të mbijetojnë pa telashe pas dimrit të lodhshëm dhe plot me ndeshje, ndërsa gjigantët europianë janë të freskët dhe aty nisin sezonin. Manchester United është një skuadër e dorës së dytë në Champions, sepse kemi si objektiv kualifikimin për përballjet direkte në 1/8-t e finaleve, ndërsa Barcelona, Bayern, Real, Juve apo PSG na presin atje”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat