Gashi premton një Vëllaznim të fuqishëm

Futboll

Gashi premton një Vëllaznim të fuqishëm

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:51
Gashi në aksion

Vëllaznimi nga Gjakova ka arritur gjashtë pikë në tri javët e para dhe renditet në vend të tretë në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra gjakovare ka kryetrajner Ismet Munishin dhe mëton të jetë sa më lartë në klasifikim.  Sulmuesi Egzon Gashi është i kënaqur me rrjedhën e rezultateve në javët e para dhe sipas tij, nëse i jepet rasti do të luftojnë edhe për titullin e kampionit.  Futbollisti ka deklaruar se pikët i kanë fituar me plot meritë deri me tash.

“Nuk mendoj që kemi arritur pikë më shumë, përkundrazi kemi fituar pikët me plot meritë, edhe me vetëm pak fat kemi mundur me pasur pikë me shumë”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Vëllaznimi aktualisht  është në pozitën e tretë, ka një pikë me pak se lideri Feronikeli, a besoni se do të keni forcë edhe për titull?

“Mendoj që do t’i qasemi lojës në secilën ndeshje me mobilizim dhe do të marrim secilën ndeshje një nga një. Nuk është që kemi ndonjë kusht apo me çdo kusht të luftojmë për titull, por nëse na jepet mundësia pse jo”, tha sulmuesi. Gashi ka realizuar njërën nga golat në fitore e fundit me rezultat 3:0 ndaj Vllaznisë nga Pozhorani. “Mendoj se kemi ekip të mirë, një grup të shëndosh të lojtarëve dhe besoj shumë në ekipin tim”, theksoi ai. Ku e sheh forcën e Vëllaznimit? 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat