Pedro kërkohet nga Juventusi

Futboll

Pedro kërkohet nga Juventusi

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 08:00
Pedro

Kampionët italianë, Juventusi, po përgatiten për një goditje të janarit për yllin e Chelseat, Pedro, raportojnë mediat në Itali.

Spanjolli është në sezonin e tij të tretë në Stamford Bridge dhe konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e planeve të Antonio Contes.

Kjo nuk ka ndalur spekulimet për të ardhmen e tij dhe, sipas Tuttosport, Juventusi po i mban shënimet ngushtë për 30-vjeçarin.

Ish ylli i Barcelonës, Pedro, thuhet të jetë i lumtur te kampionët e Ligës Premier dhe Chelsea ka pak gjasa që të hyjë në negociata për largimin e tij gjatë janarit.

Conte humbi disa objektiva kryesorë të transferimeve gjatë verës dhe nuk ka gjasa të jetë i kënaqur me thashethemet që shfaqen në lidhje me të ardhmen e Pedros.

Anësori ka shënuar 21 gola dhe ka kontribuar me 16 asistime në 86 paraqitje për klubin londinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat