Shkëlqimi me ambicie të mëdha në Angli

Futboll

Shkëlqimi me ambicie të mëdha në Angli

Nga: Skënder Selmani Më: 5 shtator 2017 Në ora: 15:13
Shkëlqim Sadiku

Kosova ka shumë talentë në shtetet e ndryshme të Evropës dhe luajnë me sukses. Jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet tjera, ku duhet veçuar futbollistin e talentuar Shkëlqim Sadikun që luan në Angli te skuadra “Hayes Yeading United”.  Sadiku nuk ka më shumë se 18 vjet, është i gjatë 195 centimetra dhe luan në pozitën e fundit. Është luftarak i madh në fushë dhe premton shumë në të ardhme. Shkëlqimi po e dëshmon veten si talent shumë i madh dhe luan te skuadra ligës gjysmë profesionale të Anglisë.

Ai dallohet shumë në duelet e tij me kundërshtarin, ashtu shquhet edhe ne duelet ne ajër. Është shumë i disiplinuar e i përkushtuar maksimalisht në lojë. Është gjithmonë standard, dhe për lojën e tij shumë të mirë merr lëvdata, e posaçërisht nga bashkëlojtarët e tij.  Shpreson shumë që një ditë selektori Rafet Prekazi ta fton në Kombëtaren e Kosovës U-21. Ai do t’i përgjigjet me kënaqësi më të madhe, sepse e ka ëndërr të vesh fanellën e Kombëtares. Shkëlqimi deklaroi, se detyrë e tij është që të punojë pareshtur e të përsoset edhe më shumë, ta ndihmojë skuadrën në arritjen e qëllimeve të saja. Klubi Hayes Yeading United ka synime që të jetë sa më lartë në renditjen e tabelës. Megjithatë, Shkëlqimi energjikë, në moshë të re beson e shpreson se do të arrijë shumë, për faktin se kushtet që i ka i mundësojnë që të zhvillohet e të rritet gjithnjë e më shumë si futbollist. Ai nuk ka dëshirë të flas shumë, por tërë fokusin e ka që talenti ta dëshmojë në fushën e lojës. Misioni i tij është që me kalimin e kohës të rritet në cilësi dhe me skuadrën e tij t’i realizojë synimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat